Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi ka bërë të ditur se shumica e furrave të bukës në Suharekë kanë sasi të mjaftueshme.
Gjithashtu ai tha se qendrat e shpërndarjes së miellit kanë sasi konsiderueshme dhe nuk ka nevojë për panikë.
Muharremaj bëri thirrje që të rrespektohen rregullat e caktuara nga institusionet dhe të mos bëhet panik.
Postimi i plotë:
Shumicën e Furrave të Bukës që i kam vizituar sot më theksuan se ka sasi të mjaftueshme të bukës dhe se qytetarët mund të furnizohen.
Poashtu theksohet edhe në qendrat e shpërndarjes së miellit se ka sasi të konsiderueshme dhe nuk ka nevojë për panikë.
Ne duhet ti respektojmë rregullat të caktuara nga institucionet shëndetësore.
Andaj 🙏🙏🙏. #rriNshpi e #rriNbanesë
Bali Muharremaj