Muharremaj shpreh shqetësimin, qytetarët kanë nisë me dalë me të madhe

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës nga sot është hequr nga zona e karantinimit. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit tashmë ka vënë në dispozicion edhe masat e reja të lëvizjes.

Por siç duket në Suharekë këto masa nuk po respektohen sa duhet nga ana e qytetarëve. Atje, banorët kanë nisur që të dalin më shumë se sa zakonisht. Kjo u bë e ditur nga vet kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj

“Ne tash jemi hequr nga karantina. Unë sot po shoh shumë tollovi nëpër qytet. Unë e ftova komantantin e policisë që të monitoroj situatën me këto masat e reja, t’i shohin pikat.. Edhe kjo javë për neve është shumë me rëndësi. Nuk ka vend për kënaqësi. Masat duhet që të vazhdojnë edhe tutje. Numri ka mundësi që të rritet, por nëse i respektojmë masat, numrat mund edhe më tutje të zvogëlohen”, tha ai.

E në komunën e Suharekës tashmë një person ka ndërruar jetë si pasojë e përballjes me Covid 19. Ndërkohë 35 persona të tjerë janë infektuar. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Gjendja për momentin është e qetë. I kemi pasur 36 të infektuar, njëri nga ta ka ndërruar jetë. Sot i presim edhe rezultatet për 16 persona të tjerë që do të r-testohen”, thotë kryetari.

Të ngjashme