të gjitha rrugët në Komunën e Suharekës janë të kalueshme. Kështu, ka thënë kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se do të jenë të pranishëm kudo ku kërkohet prania e tyre nga qytetarët.
Statusi i plotë i tij:
Rrugët janë të kalueshme megjithëse në ndonjë hapsirë mund të ketë pengesa nga bora, të cilat do të lirohen shumë shpejt.
Ne vizituam vendet si Krushicë e Epërme, Papaz dhe Greiçevc dhe bashkë me banorët e diskutuam situatën e krijuar.
Jemi të pranishëm kudo ku kërkohet prania jonë nga qytetarët, për të vepruar si institucione komunale.
Bali Muharremaj