Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrugët në fshatin Gjinoc në drejtim të fshatrave Dubravë dhe Sallagrazhdë po bëhen sipas standardeve më të mira.
Sipas një njoftimi në Facebook, Muharremaj tha se puna për realizimin e do projekteve nuk do të ndalet.
“Nga fshati Gjinoc në drejtim të fshatrave Dubravë dhe Sallagrazhdë, po vazhdojnë punimet në rrugën e cila do të jetë sipas standardeve më të mira. Puna nuk do të ndalet deri në realizimin e projekteve, të cilat do zbatohen sipas planeve dinamike”, ka shkruar Muharremaj.