Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Sarandës, të cilin e ka uruar për detyrën e re.
Muharremaj po ashtu ka thënë se është i vullnetit që të vazhdojë bashkëpunimin me këtë qytet, me të cilin janë edhe të binjakëzuar.
“Kam zhvilluar takim me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës z.Adrian Gurma, z.Ramiz Husi (Zëvendëskryetarin) dhe z.Eleron Gjoni (Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë). Kryetarin e urova për detyrën e re dhe natyrisht e shpreha vullnetin dhe dëshirën, që ta vazhdojmë bashkëpunimin në shumë sfera, pra si dy qytete tashmë të binjakëzuara”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.