Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka vizituar Sallagrazhdën, ku nga afër ka parë punimet që po vazhdojnë sa i përket rregullimit të infrastrukturës në disa rrugë.
Ai tha se qytetarët duhet të kenë kushte më të mira për jetesë.
Njoftimi i plotë:
Në Sallagrazhdë po vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës në disa rrugë.Kudo qytetarët duhet të kenë kushte që ta kenë jetesën e dinjitetshme.