Një sqarim rreth projektit të ekspozitës skandaloze në shesh të Prishtinës. Institucionet publike të shtetit nuk munden me thënë “na i japim paret” e popullit, “e nuk përzihemi në përmbajtje të projekteve që prezantohen”.
Kjo është totalisht gabim dhe e papranueshme. Me para publike, kur i jep ato, duhet secilën germë dhe fjalë, numër, fotografi, logo, përmbajtje me e kontrollu dhe me e aprovu para se me u publiku. Kjo është praktikë gjithkah.
Shko merri paret e tatimpaguesit të Gjermanit, BE-së apo Amerikanit e Japonezit edhe e shihni si kontrollohet secili detaj. Ato para nuk i keni marrë nga xhepi juaj, por janë para të qytetarëve më të varfër të Europës.
E nëse ju nuk dini çka janë institucionet e si menaxhohet paraja publike, ajo është tjetër send. Por mos e fshihni injorancën tuaj institucionale dhe qeverisjen me rrena që “nuk përzihemi në përmbajtje”, se ai është obligim bazik i secilit institucion që ndanjë paratë e popullit.
Ata që i kanë dhënë paret e popullit dhe nuk e kanë kontrollu dhe aprovu përmbajtjen e prezantimit janë bashkëpjesëmarrës në krim.