Muharremi: Jeta e qytetarëve e bukur në “letra” të qeverisë, e tmerrshme te arkat e marketev

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se jeta e qytetarëve dhe familjeve është e bukur veç në letra e Qeverise por njësoj nuk është edhe te arkat e marketit dhe faturat e energjisë.

Ai ka thënë se ekonomia e “butoproduktit” është modeli që prodhon varfëri, jo mirëqenie dhe siguri.

Njoftimi i plotë:

Ekonomia e Butoproduktit: modeli që prodhon varfëri, jo mirëqenie dhe siguri

Së paku kjo fushatë na la një emër të duhur për modelin ekonomik që kemi pasur vitet e fundit: Ekonomia e Butoproduktit.

Jeta e qytetarëve dhe familjeve është e bukur në “letra” të qeverisë por e tmerrshme tek arkat e marketit dhe tek faturat e energjisë.

Ky model nënkupton një realitet ku qeveritë trumpetojnë për “rritje ekonomike”, por ku realiteti është ndryshe e ata nuk e përmendin as inflacionin kronik e as thellimin e deficitit tregtar e aspak gjendjen e bizneseve vendorë.

Në këtë model, shëndeti i ekonomisë dhe biznesve është i parëndësishëm. Ka rëndësi vetëm të gjëjmë ndonjë statistikë dhe ta (keq)intepretojmë në atë mënyrë që të duket se kemi “rritje”.

Ekonomia e butoproduktit është kur njerëzit po jetojnë mirë në “letra” dhe statistika të qeverisë, por në realitet ata janë të cenuar thellësisht dhe të rrezikuar nga cmimet astronomike.

Ekonomia e butoproduktit është ajo ku flitet nga funksionarët se si ekonomia që ka “lulëzuar” nga “e para në të tretën” sikur kur e ngasë makinën… por në realitet të gjithë ishim dëshmitarë se si varfëria, apo numri i familjeve të cenuara, u rrit dramatikisht.

Vitin e fundit familje e cenura financiarisht u rritën nga 72 mijë në 90,000, pra brenda vetëm një viti. Pra, familjet e cenuara u rritën nga 19.6% të popullatës në rreth 25%. Një rritje e tillë brenda vitit është e paparë ndonjëherë.

Mbi 70,000 persona, qytetarë të Kosovës, vetëm vitin e fundit u futën në listën e tmerrshme të cenueshmërisë financiare, ku kanë vetëm rreth 5 euro të ardhura në ditë. Me pesë euro duhet të ushqehen, të paguajnë faturat astronomike të rrymës, si dhe të gjejnë zgjidhje për arsim, shëndetësi, transport, ilaqe, tatime dhe detyrime tjera.

Jeto nëse mundesh me pesë euro në ditë. Por realisht, krejt çka mundesh me bë është me i ble 3 bureka dhe një ujë, asgjë më shumë. Harroje jetën, shëndetin e investimin në dije apo biznes.

As bankat nuk të ndihmojnë shumë se nuk kanë shumë likuiditet kohën e fundit e interesi për ata që deponojnë para ka shku në 3.1%, paramendojeni sa i shesin bankat kreditë e sa është interesi i kredive për qytetarët e bizneset, për femerët, kur bankat e blejnë keshin nga qytetarët me kaq provizion të lartë.

Ekonomia e Butoproduktit nënkupton që gjithçka shkon mbrapsht në realitet. Ekonomia, bizneset, inflacioni, deficiti tregtar, energjia, gjithçka po degradon. Por vetëm në sytë e qeveritarëve ekonomia po “lulëzon”.

E mbetet me u pa më 28 dhjetor nëse qytetarët dëshirojnë me vazhdu me këtë model ekonomik dhe nëse e preferojnë me u varfëru edhe më tepër, apo nëse kanë vetëdije dhe përgjegjësi me ndryshu modelin ekonomik.

Me bë kapërcimin, të vogël në parim, por tepër domethënës… nga Ekonomia e “Butoproduktit” në ekonominë për njeriun dhe mirëqenien. Ky jeta në realitet është e mirë dhe e përballueshme.. e jo në letra të qeverive.

Të ngjashme