Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi ka mbledhur drejtorët komunalë për t’u njoftuar me dinamikën e punëve dhe finalizimin e projekteve.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se janë të interesuar që realizimi i projekteve të bëhet me një intensitet më të lartë.
“Në të gjitha sektorët jemi të organizuar që projektet të ecin sipas dinamikës së caktuar. Jam interesuar që ecuria e realizimit të projekteve të ketë intensitet më të madh, ngase ato duhet të përmbyllen brenda vitit”, ka shkruar Muharremi në Facebook.