Muharremi: Qysh more nuk po jepni dorëheqje?

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti, Shenoll Muharremi, reagoi pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Qysh more nuk po jepni dorëheqje? Kjo është krejt normale. Aty i keni zëvendësat që vazhdojnë me punë derisa të formohet qeveria. Nuk është Albini, është Bislimi. Nuk është Albulena, po Vigani. Proces i zakonshëm është. Edhe i logjikshëm. Nuk mundesh me mbajtë vendin peng kështu. Ato pozita nuk janë me tapi. Jepni dorëheqje menjëherë dhe vendosni zëvendësit e juaj aty, se ky është rregulli. Ju jeni përgjegjës për zvarritjen prej këtij momenti”, shkroi në facebook Muharremi.

Të ngjashme