Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se rezultatet aktuale përbëjnë 26.3% të votave nga përfaqësitë diplomatike, raporton Ekonomia Online.
“KQZ ka filluar t’i publikoj rezultatet e numërimit të votave nga diaspora. Këto rezultate deri tani janë vetëm 5.1% të votave që do të numërohen nga diaspora apo 4,036 vota dhe janë nga votimi në ambasada dhe konsulta. Kemi gjithsej 79,019 vota nga diaspora që do të numërohen (nga 104k që janë regjistruar fillimisht). Votat me postë janë 63,667. Nga përfaqësitë diplomatike 15,352. Përndryshe rezultatet aktuale përbëjnë 26.3% të votave nga përfaqësitë diplomatike (5.1% të votave totale)”, ka shkruar ai.
Indikacionet e para, sipas janë se janë se LVV ka një rezultat tepër të mirë nga votimi në Ambasada dhe Konsullata, por me siguri ky trend do të zbehet progresivisht kur fillon numërimi i votave me postë ku edhe janë shumica e votave nga diaspora.
Numërimi 26 shkurt 2025:
LVV: 3,305 (81.89%)
LDK: 291 (7.21%)
PDK: 232 (5.75%)
AAK-N: 62 (1.54%)
Pakicat: 103 (2.52%)
KPF: 43 (1.07%)
Gjithsej: 4,036 (5.1% të votave)