Kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ambienti”, Arton Muhaxheri, para asamblistëve pejanë ka theksuar se ka shpëtuar këtë kompani nga falimentimi.
Në fjalën e tij, Muhaxheri ka thënë se një sfidë e përhershme mbetet ngritja e vetëdijes qytetare për t’i kryer obligimet për mbledhjen e mbeturinave.
FJALIMI I PLOTË:
Sot jam ketu para jush ne cilesin e kryesuesit te Bordit te Ndermarrjes Publike Lokale “Ambienti” per ta paraqitur raportin Janar-Shtator 2020 por ne nderkohe e kemi shperndare edhe raportin e auditimit per vitin 2019.
Para se te filloj me detaje me lejoni qe ti falanderoj kryetarin e Komunes Z. Gazmend Muhaxherin per korrektesin dhe bashkpunimin per aq sa ne jemi ne pozicinoin e Bordit Drejtues,por edhe nje falanderim te veqante e kemi edhe per drejtoreshen e Sherbimeve Publike znj, Xhevahire Ceku e cila na ka qendruar prane dhe na ka mbeshtetur brenda mundesive te saj.
Te nderuar, me qe secili nga ju i keni raportet perpara, do te mundohem te jem i shkurt dhe i qarte ne raportim.
Menjëherë pasi është marr detyra nga Bordi i ri Menaxhues në vitin 2019 janë përcaktuar edhe objektivat se çfarë drejtimi duhet të shkoj ndërmarrja për tri vitet e ardhshme, disa nga objektivat janë realizuar dhe disa vazhdojnë të mbeten në proces, derisa une flas per obektivat, realizimet dhe sfidat kjo do te nenkuptoj edhe ne cfare situate e kemi gjetur ndermarrjen.Si objektiv kryesore ishte ndryshimi i ambienteve të zyres ku nga një objekti i vogel ku punon nga 5 a 6 punonjes në nje zyre kemi kaluar në objektin e ri të ndertuar nga Komuna ekskluzivisht për ndermarrjen “Ambienti”. Objektiv tjeter ishte formimi i ekipit menaxhues ku në ndërmarrje mungonin pozicionet e larta menaxhuese siç është Sekretari i përgjithshëm, Auditori i Brendshem dhe ZKF-ja të cilet bashk me Kryeshefin i jepen një dinamik të re menaxhimit të ndërmarrjes.
Objektiva e radhes ishte blerja e dy kamioneve te cilet kan ndikuar pozitvisht ne ngritjen e cilesise se sherbimit.. Një nga objektivat tona që janë realizuar eshte krijimi i rregulloreve të brendshme në ndërmarrje sepse per kaq vite te funksionimit te saj kjo ndermarrje nuk kishte rregullore te brendshme. Objektiv tjeter e realizuar ishte vendosja e një standardi në menaxhim e cila është arrit të bëhet përmes zyrtarëve të lartë; auditroit të brendshëm i cili na ka ndihmuar me gjetjet e tij, sekretarit të përgjithshem që ka qenë këmbengules në respektimin e çdo procedure dhe rreguloreje, ZKF-se si dhe vullnetin e kryeshefit për të bashkpunuar në përmiresimin e situates.
Permes te gjeturave te auditorit te brendhsem ne kemi arritur, vendosjen e nje rregulli ne sistemin operativ, rregullimin e skemes organizative, rregullimin e kontratave te punonjesve dhe jo vetem kaq, gjate kesaj periudhe ky bord bashke me menaxhmentin kane arritur te vendosin mekanizimin e kontrolles se brendshme, pastaj vendosjen e kamerave ne objekt dhe ne deponi, instalimin e sistemit digjital te hyrjeve-daljeve te punonjesve, krijimin e webfaqes, hapjen e faqes zyratre ne rrjete sociale, shperndarejne orarit operativ tek secili kliente per ta ditur secila lagje se kur i merren mebturinat etj.Një nga objektivat tona që realizohet në proces është edhe trajnimi i stafit, sepse e kemi pare te domosdoshme qe stafi i kesaj ndermarrje te jet azhur ne ndryshimet qe behen ne fushveprimet e tyre.
Objektiv tjeter e realizuar ishte rritja e pagave në janarin e vitit 2020 për gjithë stafin me vleren prej 50 eurove.Objektiv e arritur nga vitit i kaluar ishte permbyllja e vitit 2019 me trend pozitiv gjë që nuk ka ndodhur për pese vite e kaluara.
Ndërmarrja “Ambienti” bashkë me bordin drejtues dhe menaxhmentin ka objektiva të tjera të cilat janë në proces të realizimit siç janë digjitalizimi i klientelës, vendosja e GPS në secilin automjet, vendosja e peshores digjitale etj.
SFIDAT
Në një ndërmarrje publike lokale sfidat janë të pashmangshme ashtu siç janë të pashmangshme edhe në ndërmarrjen tone duke ja shtuar kësaj edhe situatën me pandemi e cila na ka nxjerrë nga binaret dhe mund ta merrni me mend se në këtë rast sa te mëdhaja bëhen sfidat.
Sfidat tona janë të brendshme por edhe të jashtme por për ne mbetet sfidë rritja e numrit të klientëve e cila nuk po ndodh në hapat që ne po dëshirojmë. Sfidë mbeten edhe asetet e reja. Po ashtu sfidë tjetër është deponia e re, një nga sfidat e përhershme është ngritja e vetëdijes qytetare për t’i kryer obligimet e tyre etj.
Dhe për fund kjo që dua të them nuk tingëllon shumë modeste por është e vërtetë se ky Bord bashke me këtë menaxhment e kane shpëtuar këtë ndërmarrje nga falimentimi i sigurt.
Faleminderit!