Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, ka thënë se është gabim ndalja e ekonomisë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Muhaxhieri thotë se ajo ka mundur të funksionojë duke i respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Ky është shkrimi i plotë i Muhaxherit;
Ekonomia nuk eshte dashte te ndalet por ka mund te funksinoj duke i respektuar rekomandimet e OBSH-së dhe IKSHPK (distanca, maskat, dorezat, pastrimi i shpeshtë i duarve).
Ndalja e ekonomise ishte gabimi më i madh që është bere ne menaxhimin e situates me pandeminë.
Ne po shkatërrojmë shëndetin ekonomik, rrjedhimisht do ta shkatërrojmë edhe shëndetin humanë.
Ekonomia duhet të rifilloj sa nuk eshte bere vone.