I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti po vazhdon negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re. Lajmin e dha Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK’së.
Muhaxheri beson se formimi i qeverisë së re mes LDK’së, AAK’së, Nismës dhe minoriteteve është shumë afër.
“Besoj që i nomibuari për kryeministër është duke i zhvilluar negociatat edhe do të jetë afër krijimi i qeverisë së re’, tha Muhaxheri për televizionin publik të Kosovës.
Albin Kurti u shkarkua nga pozita e Kryeministri pa i mbushur dy muaj me një mocion të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurti fillimisht s’kishte pranuar kërkesën e LDK’së që të hiqej taksa dhe të mos vendosej reciprociteti me Serbinë dhe pastaj shkarkoi Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Brendshëm me çka i dha edhe fund qëndrimit në krye të Qeverisë.
Presidenti ka paralajmëruar javën e kaluar se shpejt do të ketë hapa për formimin e Qeverisëdhe heqjen e reciprocitetit me Serbinë për të filluar dialogun me Serbinë. Menjëherë kishte reaguar ambasadori Richard Grenell, duke i dhënë mbështetje kësaj nisme.
Pas kësaj, ka pasur paralajmërime nga VV se do të ketë rezistencë për të mos lejuar largimin e Kurtit nga posti i Kryeministrit.