Kryetari i Komunës së Pejës si dhe nënkryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Gazmend Muhaxheri, tha se Kuvendi i zgjedhor do të jetë një ripërtëritje për këtë parti, raporton Ekonomia Online.
Ai nuk tregoi se kënd do ta votoj për kryetar të partisë por ndër të tjera tha: “Kuvendi do të jetë Kuvend i ripërtëritjes së LDK-së. Secila e ka të preferuarin e vet dhe unë e kam timin”.
Muhaxheri më herët ka deklaruar se do ta votojë Lumir Abdixhikun.