Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë për Ekonomia Online se vrasja e gruas në këtë qytet është akt i shëmtuar dhe se nuk është dashur të ndodhin rastet të tilla.
Muhaxheri ka thënë se ky rast “i ka vë hije të zezë qytetit”, teksa përmendi edhe rastin e vrasjes disa ditë më parë në Ferizaj.
“Më duhet të iu shpreh ngushëllime familjes, një rast që i ka jep dhe vendos hije të zezë krejt qytetit, një send që nuk ish dashtë me ndodh kurrë në qytetet tona. Po shihet që brenda dy ditëve u vranë dy gra në krejt republikën e Kosovës, një akt shumë i shëmtuar”, ka thënë kryetari i Pejës.