Sipas rezultateve më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në komunën e Pejës po udhëheq kandidati i Lidhjes Demokratike, Gazmend Muhaxheri, me 45.76%.
Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, me 28.09%, ndërsa Ali Berisha nga AAK mban vendin e tretë me 18.57% të votave.