Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se do ta vendos në zyrën e tij fotografinë e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Muhaxheri është pyetur se fotografinë e kujt e mban në zyrë.
Ai në Kanal 10 ka thënë se e mban të Rugovës dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Jo, jemi duke e pritur fotografinë zyrtare të presidentes. Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Ashtu ka shkuar, e kanë dërgu në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”.