Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), është e gatshme për zgjedhje.
Muhaxheri në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini ka thënë se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
“Besoj që unë duhet të jem kandidatë për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri.
Ndryshe, Gazmend Muhaxheri është duke ushtruar mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Pejës.