Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se presioni që po i bëhet Kryeministrit Albin Kurti nuk është i drejtë.
“Është krejtësisht e qartë që presion ka, ky presion është i pandershëm ndaj Kryeministrit Kurti sepse është politikani me legjitimitetin më të madh. Fushatën e ka bërë me platformën e reciprociteti. Ndonëse ky presion është i padrejtë nuk është i pazakontë, sepse kur ka projekte gjeostrategjike ka presione”.
“Presioni nuk është vetë ndaj Kurtit por edhe ndaj Aleksandër Vuçiq. Është duke u zhvilluar një betejë prapa kamerave dhe opinionit dhe presionet janë në mozaikun presioneve të mëdha”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.
Ai në Info Magazine ka theksuar se ajo që nuk guxon ta bëjë Kurti dhe politika e Kosovës është që të qëndrojnë në pasivitet dhe viktimizim.
“Duhet të kërkohet dialog me SHBA sa i përket këtyre paralajmërimeve për rrezikim të një aleance, sepse këto në botën e diplomacisë këto sulmet në media vijnë në fund kur shterohen mundësitë politike”.
“Është sfidë e madhe për Kurtin por edhe një moment shumë i mirë që ai ta tregojë lidershipin e tij. Besoj që Kurti e ka të qartë se aleanca me SHBA është pozitive. Nuk ka mundësi tjetër. Ai duhet të lëshojë pe. Me këtë presion e ka ta pamundur që të vazhdojë tutje”.
“Kritikat apo paralajmërimet edhe të Ambasadorit Grenell dhe Senatorit sot edhe djali të Trump janë në një vijë. Nëse nuk ka sukses ky presion jam i sigurt se edhe Trump do ta postojë një “tweet” dhe do të jetë i ashpër. Do të flasë në mënyrë urdhërore duke e njohur mënyrën se si funksionin Trump”.