Gjatë Seancës së Sotme të Kuvendit të Kosovës, në rend dite ishte edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Në votim morën pjesë 83 deputetë. Katër fletëvotime ishin të pavlefshme, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi zgjodhi një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, Muja Feratin me 46 vota. Ndërsa në raundin e dytë do të ballafaqohen Jeton Mehmeti dhe Anita Muriqi.
Kandidatët morën këto vota në raundin e parë:
Muja Ferati, 46 vota
Jeton Mehmeti, 35 vota
Anita Muriqi, 38 vota
Adem Lushaj, 21 vota me mandat 2-vjeçar.