Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e opozitës se votat e Listës Serbe ishin vendimtare që të kalohej Projektligji për Pagën Minimale.
Muja ka thënë se Projektligji do të kalonte edhe pa votat e Listes Serbe raporton Gazeta Express.
“Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte”, ka shkruar ai.
Deputetja e AA-së, Albana Bytyçi, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të miratuar këtë projektligj, që “përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët”.