Muja i kundërpërgjigjet Abazit për vizitën e Kurtit në Turqi: S’ka të bëjë me Kodin Civil

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 08:09 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i është kundërpërgjigjur ish-bashpartiakut të tij, Haki Abazit, rreth vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Turqi, të cilën e ndërlidhi si lobim për të kaluar Projektligjin e Kodit Civil, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata të Abazit, Muja i demantoi, duke thënë se Turqia është aleat strategjik i Kosovës.

“Nuk është ashtu, historikisht ka konsensus të gjerë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Turqia pra, janë aleat strategjik të Kosovës kështu që nuk ka nevojë për keqkuptime besoj se Turqia është një aleat i rëndësishëm i Kosovës dhe e ka mbështetur Kosovën që nga bombardimet e NATO-s e këndej”, tha Muja për Ekonomia Online.

Ndërsa shtoi se këto vizita duhet të shihen nga një kënd tjetër dhe Turqia konsiderohet si një nga investitorët më stabilitet ekonomik dhe përmes KFOR-it ndihmon në ruajtjen e paqes.

“Këto vizita duhet të shihen nga kjo prizmë, Turqia megjithatë është një investitorë në stabilitetin politik edhe po ashtu përmes KFOR-it, kontribuon në ruajtjen e paqes në Kosovë. Besoj që ndërveprimet me Republikën e Turqisë sidomos nga sfera e mbrojtjes, sfera e transaksioneve ekonomike ka pas zhvillime pozitive dhe unë besojë që ne duhet të inkurajojmë ato sikurse ta keni parasysh ka një komunitet të madh të Kosovës më rrënjë nga Kosova i cili jeton në Turqi dhe i cili po ashtu është urë lidhëse midis Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, deklaroi Muja.

Ndryshe, vizita e kryeministrit Kurti në Turqi u konsiderua pozitive, me ç’rast u bë e ditur se Republika e Turqisë është një nga miqtë e ngushtë të Republikës së Kosovës.   

Të ngjashme