Muja i VV-së i kapet Stanos së BE-së, pasi që tha se Kosova pati mungesë të sjelljes evropiane

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar pasi Bashkimi Evropian deklaroi që u vendosën masa ndaj Kosovës pasi pati “mungesë të sjelljes evropiane”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka radhitur disa veprime të Serbisë, të cilat deklaroi se kaluan pa ndëshkim nga BE-ja.

“Një sjellje tjetër tejet “evropiane” e Serbisë, është edhe mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dënimit të agresionit të këtyre të fundit ndaj Ukrainës”, ka thënë më tej ai.

Muja ka pretenduar se ky reagim i zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, është “dëshmi” e brengës së letrës së dërguar te Përfaqëuesi i Lartë, Josep Borrell.

Postimi i plotë:

Respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE. Më lejoni të listoj një varg sjelljesh “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së:

– Dhjetëra baza ushtarake në kufi me Kosovën

– Rritja e gjendjes së gatishmërisë së ushtrisë disa herë brenda viteve të fundit

– Fluturimi i Mig-ave në kufirin me Kosovën

– Mosbashkëpunimi në zgjidhjen e çështjes së targave, ku pas 6 muajsh negociata Serbia nuk zgjedh asnjë nga opsionet e BE-së

– Mungesa e bashkëpunimit e zbatimit nga Serbia e udhërrëfyesit të marrëveshjes së energjisë

– Kërcënimet dhe kriza e shkaktuar në fund korrik 2022

– Kërcënimi e shantazhimi, djegia e veturave të serbëve të Kosovës për të mos lejuar regjistrimin e targave legale

– Prodhimi i targave ilegale, edhe pas dakordimit të nëntorit 2022

– Urdhëri për braktisje të institucioneve në nëntor 2022 të serbëve të Kosovës, që solli në dorëheqjen e kryetarëve

– Ngritja e barrikadave dhe organizimi i grupeve kriminale në komunat në veri

– Nxitja përsëri e mospjesëmarrjes në zgjedhje

– Dhuna dhe sulmet ndaj Kfor-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve

– Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë

– Refuzimi i nënshkrimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

– Shkelja e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Një sjellje tjetër tejet “evropiane” e Serbisë, është edhe mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dënimit të agresionit të këtyre të fundit ndaj Ukrainës.

Ky reagim i Stanos, qartazi është dëshmi, fakt e konfirmim i brengës së 56 nënshkruesve të letrës së dërguar.

Të ngjashme