Muja: Kemi trefishim të eksportit të mallrave e trefishim të investimeve të huaja direkte

Prishtinë | 14 Shk 2023 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka folur për të arriturat në ekonomi gjatë këtyre dy viteve prejse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar Zgjedhjet Parlamentare.

Muja ka thënë se ka trefishim të eksportit të mallrave.

“Kosova mes 2010-2019, eksporti i mallrave ka qëndru 300-380 milionë euro. Këtë vit kemi 930 milionë euro eksport të mallrave. Kemi trefishim të eksportit të mallrave”, u shpresh Muja.

Po ashtu ai ka thënë se ka trefishim të eksportit të mallrave dhe shërbimeve

“Kemi marrë eksportin e mallrave dhe shërbimeve nga 1.7 miliardë ndërsa kjo në vitin 2022 ka shku në 3.6 miliardë. Pra ka dyfishim të eksportit të mallrave dhe

shërbimeve”, tha ai.

Sipas Mujës edhe investimet e huaja direkte janë trefishuar.

“Investimet e huaja direkte nga 2011 deri në  2019 kanë qëndru 200-250 milionë euro, në 2022 ne mund të përfundojmë në 750 milionë, pra trefishim i investimeve të huaja direkte”, ka deklaruar Muja në emiionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1

Ai ka shtuar se ka pasur formalizim të vendeve të punës dhe po ashtu janë rritur të hyrat tatimore.

“Pastaj vendet e reja të punës. Tregu i punës deri në vitin 2022 jo vetëm që është stabilizu dhe me statistikat e fundit ne duhet t’i kemi deri në 410 mijë vende pune të formalizuara. Tjetra është politika fiskale. Ne e kemi marrë buxhetin me 330 milionë euro fatura të papaguara. Të hyrat buxhetore tatimore më 2020 kanë qenë 1.7 miliardë, këtë vit kemi tëhyra tatimore diku 2.3 , pra, vetëm nga buxheti i shtetit +600 milionë euro, pra, si rezultat i ndryshimit të Qeverisjes”, ka shtuar Muja.

Të ngjashme