Deputeti i VV-së Armend Muja, e ka komentuar sot në seancën plenare kërkesën e opozitës për tërheqje të mjeteve të trustit, raporton Ekonomia Online.
Muja ka thënë se kjo kërkesë ka për qëllim pasurimin e 60 % të qytetarëve.
“Rregullatori ka vendosur për rrymë sepse nuk është investuar në energji. Rregullatori ka vendosur me shtrenjtu rrymën atyre që shpenzojnë. Kërkesa e Trustit e ka qëllimin të përfitojnë 60% të qytetarëve. Ka deputet këtu që janë pasuruar e kërkojnë 30% të trustit”, tha ai.