Kosova gjithnjë është mashtruar me projekte të mëdha.
Kështu e ka përshkruar kërkesën për miratimin e demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, kur në “Interaktiv” të KTV-së është pyetur nëse mund të vihet faji për izolim të kosovarëve për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
“Ne të gjithë jemi fajtorë për këtë. Por Kosova është duke mbajtur vazhdimisht me këso projekte të mëdha”, ka thënë Muja.
“Na thanë se nëse nuk votohet Gjykata Speciale, Kosova do të mbetet e izoluar. U krye ajo punë shkoi, dhe mbetet turpi më i madh i këtij vendi. Ne kemi humbur një hap në drejtësi”, ka thënë Muja.
Ai ka thënë se asnjë prej liderëve nuk po thotë “miratojeni demarkacionin se do ta marrim liberalizimin menjëherë”.
“Evropa i ka problemet e veta”, ka thënë Muja.