Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i ka mohuar raportimet se me 28 nëntor Kosova importoi energjinë elektrike nga Serbia, duke theksuar se nga të dhënat e deritanishme rezulton se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën për media, Muja ka akuzuar qeverisjet e kaluara duke thënë se në kohën e tyre dominonte importi nga Serbia, por jo edhe në kohën kur në Qeveri erdhi partia, Lëvizja Vetëvendosje.
“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjtiha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë. Në fakt që nga koha kur kemi ardh ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardh në pushtet, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët e KEK, akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji… dhe pastaj nga 2020 e këndej. Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike. Pra vendi kah po buron energjia elektrike, është Shqipëria, Maqedonia e VERIUT dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në 2025 është më pak se 1 për qind. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje. Për ju që dëshironi ta verifikoni…ajo cka ju siguroj është se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind”, tha Muja.
Muja ka thënë se NOA Energji erdhi në Kosova nga KOSTT.
“Pretendimet nga kolegët opozitarë që Kosova për 28 nëntor dhe gjatë vitit 2025 po importon energji nga Serbia është pjesë e një propagandë të ndrytë që ata e kanë ndjekur që nga viti 2021, kur ne kemi ardh në pushtet. Të them të drejtën se kur kemi ardh në pushtet 2021, kjo ka fillu me akuza. Gjithmonë, energjia, energjia, energjia. Mirëpo tek teoria e krimit kur një akuzues bën shuëm akuza, ta keni parasysh që ai po e projekton fajin e tyre dhe për ta konfirmuar këtë hipotezë unë kam gjetur evidencë të pamohueshme që kontratat, janë dy subjekte të rëndësishme që ia vlen të diskutohet dhe të vështrohet dhe hulumtohet se kush i solli në Kosovë. Ju keni dëgjua Noa energji, ne fakt keni dëgjuar Hykmete Bajramin dhe përfaqësues të LDK në Kuvend tek na akuzojnë ne për ndonjë lidhje me Noa Eenergji. Më lejoni të them pa asnjë fije dyshimi dhe mirëpresim çfarëdo hetimi, i rekomandoj Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje se kush ishin akterët që sollën Noa në Kosova. Në fakt unë pashë kontratat se kush e solli Noa në Kosovë. Noa në Kosovë ka ardh përmes KOSTT. KOSTT ka nënshkruar një kontratë për mbulimin…kontrata është e nënshkruar 15 janar 2018 ndërmjet NOA edhe Kadri Kadriu i cili përfaqëson KOSTIN në atë kohë. KEK u shet tepricë elektrike gjatë natës dhe ditës pastaj këto subjekte e procedojnë dhe kontrata me NOA ME 9 maj i përfaqësuar nga Gentian Skendersulaj i nënshkruar nga Njazi Thaçi. Me NOA me 11 tetor 2021 nga Përparim Kabashi, kjo kontratë është nënshkruar katër ditë para ardhjes së Nagip Krasniqit në krye.”, tha ai.
Ai iu është përgjigjur dhe akuzave të LDK-së për çka tha se ata kanë nënshkruar kontratën me Vuk Hamoviqin dhe se që nga 2008-ta deri më 2013-të vlera e kontratës ishte 141 milionë e 489 mijë euro.
“Kush i nënshkroi kontratat me Vuk Hamoviqit… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vuk Hamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vuk Hamoviq. Kontrata një burimore siç kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vuk Hamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vuk Hamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, tha ai.
Ai ka përmendur edhe një dëm prej 373 milionë eurove.
“…i lidhur me Damir Fazliqun, ai ka qenë nipi i Stanishiqit dhe pastaj edhe GEN se për këtë akuzohen dhe të tjerët por edhe me GEN këta kanë nënshkruar kontratë. Subjektet, këto tri subjekte u rekomandojë që të japin deklaratë te Prokuroria Speciale për këto kontrata dhe janë, Arben Gjuka, Ferat Rukiqi i LDK dhe Njazi Thaci i PDK-së. KEK po ashtu ka nënshkruar kontratë me Vuk Hamoviqin për t’i shitur tepricat e KEK-ut me datë 13 maj të viti 2019. Subjekti që nënshkroi kontratë në vitin 2019 vazhdon të jetë i njëjti, Njazi Thaci. Kjo është kontratë. Pastaj, edhe kjo është bukur e dhimbshme. Një kontratë me Vuk Hamoviqin për të furnizuar KOSTT-in, për të mbuluar humbjet në veri. Kjo është paradoksale. KOSTT i përbërë nga PDK dhe LDK në mars të 2017 vendosen që me largu KOSTT-in me pagesat e rrymës në veri. Paradoksalisht, të njëjtin kontratë e kanë nënshkruar me EFT me Vuk Hamoviqin 28.08.2017 për mbulesën e humbjeve, kjo është kontratë. Subjekti që ka nënshkruar kontratë është Kadri Kadriu. Kjo kosto, kostoja e përgjithshme e nënshkrimit të kontratës me Vuk Hamoviqin dhe të mbulimit të humbjeve të katër komunave veriore, kostoja totale e neglizhencës dhe vendimeve të gabuar e mbërrin afërisht 400 milionë eurove. Dhe dëmi është dhe paradoksi është që fillimisht i kanë nënshkru kontratat kornizë për mbulesën e humbjeve në katër komunat veriore me akterët që e kanë njohur mirë me Vuk Hamoviqin, pastaj e kanë ngarku KOSTT-in institucion që këta e kanë kontrollu për të mbuluara humbjet dhe dëmi që kanë shkaktuar dhe për shkak të Qeverisë Kurti nuk ekziston më si dëme dhe ngarkesë të qytetarëve është afërisht 400 milionë euro, ose 373 milionë euro është dëmi që ka ardh si pasojë e këtyre vendimeve të këqija politike”, deklaroi ai.
Muja ka përmendur edhe disa emra për të cilët sugjeroi që të japin deklarata në Prokurorinë Speciale të Shtetit.
“Ju lut edhe ju edhe Prokurorinë e Shteti që të marrë në deklaratë subjektet në fjalë, Njazi Thaçi, Përparim Kabashi sugjeroj që një deklaratë mund të jap edhe Qëndresë Kabashi e cila është po ashtu në njësinë për monitorimin dhe shitjen e tepricave të energjisë elektrike e cila është e afërt e Berat Lushakut që ka qenë kryeshef i Ibër Lepencit edhe aty është nënshkruar një kontratë e dëmshme, pastaj mund ta marr në pytje edhe Orgesë Syla, është i biri i Ismajl Sylës ish-këshilltar i Hashim Thaçit dhe po ashtu duhet të marr në pyetje edhe Besa Shatrit që ka qenë kryetari e bordit të KEK, ajo çka më ka bërë përshtypje që NOA ka dërguar gjithmonë një cc i ka dërguar edhe Besa Shatrit. Kushdo që ka diçka unë personalisht e përkrahi cdo hetim këto krime edhe blerje edhe shkelje potenciale të ligjit, personalisht iu kam drejtuar edhe auditores për këtë çështje që të bëjë një hetim të KEDs dhe Keskos”, deklaroi mes tjerash ai.
Ai u pyet se pse nuk është arritur që të shtohet kapaciteti prodhues në këto pesë vjet, por edhe për Përparim Kabashin të cilin ai e përmendi e që i njëjti është caktuar ushtrues detyre i kryeshefit të KEK, pasi ishte shkarkuar Nagip Krasniqi.
“Pohova gjë, thash se Prokuroria Speciale në lidhje me NOA dhe unë mbështesë çfarëdo hetimi me këtë kompani po ashtu të studiohen dhe monitorohen praktikat e tregtimit të energjisë së kësaj dhe mbështesë çfarëdo hetimi të thellë… e them pa ekuivokë që praktikat e tugjarllakut ngjajnë në këtë formë, blejnë teprica përmes prodhuesve në Shqipëri, prodhuesve publik, KESHA, Maqedonisë, KEK dhe pastaj i shkëmbejnë. Përparim Kabashi ka qenë nënshkrues i kësaj kontrate. Në lidhje me kapacitetin e prodhimit të energjisë vetëm Termocentrali A dhe B përafërsisht Kosova vazhdimisht nga 2008 në 2021 ka prodhu të dy termocentrale, i kanë prodhuar diku 5 mijë e 400 giga wat energji elektrike. E nga 2021 deri më 2024 duhet të ketë arritur në 5 mijë 800 giga wat. Nuk kam ndonjë arsye përpos një paralajmërimi që e kanë bërë vetë ata për shkak të rehabilitimit të Kosovës B. Ju kemi qas kësaj dhe strategjia jonë ka qenë rehabilitimi i thellë i Kosovës B përmes instaluesit të Kosovës B që ka qenë kompani amerikane, aty do të shtohet aspekti i energjisë elektrike. E dyta është rehabilitimi i thellë i Kosovës A. Ka pasë një projekt që e ka pasë LDK, i paraqitur nga i ndjeri Avni Kurshumliu, për rehabilitimin e vitit 2016, por mjerisht kjo nuk është kapitalizu. Hykmete Bajrami në Kuvend më ka thënë se nuk e kemi marrë projektin sepse ia kemi premtuar Contur Global dhe kjo është vepër penale për të cilën Bajrami asnjëherë nuk ka shkuar në Prokurori. Dëmi që këta ia kanë bërë me neglizhencë të rehabilitimit të Kosovës A, rehabilitimi i Kosovës A nuk ka thënë domosdoshmërish që ti nuk mundesh me ndjekë dhe projekte tilla, por kapacitet duhet të shtohen e rehabilitohen..”, deklaroi Muja.
