Sot është përvjetori i 23-të i rënies heroike të dëshmorit të kombit, Mujë Krasniqi, i njohur me nofkën komandant “Kapuçi”.
Në disa fotografi të postuara në Facebook nga Durim Abdullahu, Krasniqi shihet me paterica dhe armë në duar, i rrethuar nga shokët e tij të luftës, duke lënë të kuptohet që edhe pse i plagosur, nuk ishte dorëzuar nga vullneti dhe dëshira e madhe për t’i dalë në mbrojtje atdheut.
Bëhet e ditur se fotografitë e mëposhtme janë shkrepur nga gazetari norvegjez, Paul Refsdal, i cili gjatë luftës në Kosovë e njohu “Kapuçin” si shok dhome në spitalet e UÇK-së, ku u trajtuan bashkë si të plagosur.
Ai, së bashku me 41 ushtarë të tjerë ra në pritë të policisë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut.