Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për mos-ekzekutimin e pagesave për mësimdhënësit.
Muja ka thënë se nuk ka asnjë vend në botë që paguan grevistët.
“Një prej arsyeve pse kemi arritshmëri të ulët, është fakti se numri i orëve është sa 60 për qind e asaj që ndodhë në vendet tjera. I kemi bindur që mësimdhënsit që pagesat e tyre janë të ulëta. Pagat e mësimdhënësve asnjëherë nuk janë të mjaftueshme”, tha Muja.
Ai tha se pagat e mësimdhënësve janë më të mira se në vendet e rajonit.
“Mësimdhënësit e Kosovës paguhen më shumë se në Shqipëria po Maqedoni. Nuk kena më tepër. A janë mjaftueshëm por jemi vend i varfër. Dikush në Kosovë këtu, edhe si deputet, po thojnë mos bë gjeneralizime”, tha ai