Muja: Opozita po gënjen, vitin e kaluar për libra është shpenzuar më së paku ndonjëherë

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 12:54 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në lidhje me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore, me ç’rast u tha se shifrat e opozitës për shpenzimet vitin e kaluar janë gënjeshtra, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili shtoi se vitin e kaluar, shpenzimet për libra kanë qenë më të ulëtat ndonjëherë.

Sipas tij, shifrat e opozitës, se vitin e kaluar për subvencionimin e librave janë harxhuar 20 milionë euro, nuk janë të vërteta.

Ndërsa, deputetja Arjeta Fejza, tha se kjo metodë po përdoret për të ndalur keqmenaxhimet me libra, proces i cili “është përcjellë me probleme dhe me vështirësi”.

Fejza ka thënë se “keqplanifikimi, abuzime me çmime te larta, vonesë e furnizimit, stoqe të grumbulluara nëpër bodrume të shkollave janë vetëm disa nga problemet që kanë përcjellë këtë proces”.

“Edhe këtë vit Ministria e Arsimit do të subvencionoje tekstet shkollore për nxënësit e klasave një deri në nëntë. Për nxënësit nga klasat një dhe pesë do të ndahen 80 euro, kurse nga klasa gjashtë dhe nëntë do të ndahen nga 110 euro. Aplikimi për subvencionim do të bëhet përmes platformës E-Kosova. Për herë të parë në buxhetin tonë nuk do të ndahen vetëm për tekstet shkollore por është edhe për materialet e teksteve shkollore të cilat janë të domosdoshme. Ky proces për së dyti radhazi ka për qëllim që të ruajë buxhetin e shtetit duke mënjanuar çdo lloj abuzimi të buxhetit shtetëror dhe në anën tjetër prindërit do të blejnë vetëm librat te cilat nevojiten dhe nuk do të ketë stoqe të krijuara. Dje, sipas të dhënave zyrtare brenda 24 orëve kanë aplikuar mbi 60 mijë prindër për këtë subvencionim. Ministria e Arsimit po ashtu na ka njoftuar se ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë për të gjithë prindërit që mund të kenë pyetje në këtë drejtim, ka thënë Fejza.

“Arsyet pse Qeveria ka marrë një vendim të tillë për faktin që nder vite procesi i subvencionimit të teksteve shkollore është përcjellë me probleme dhe me vështirësi. Gjetje këto jo vetëm të Auditorit por edhe të Komisionit Hetimor të krijuar për subvencionim të teksteve shkollore. Keqplanifikimi, abuzime me çmime te larta, vonesë e furnizimit, stoqe të grumbulluara nëpër bodrume të shkollave janë vetëm disa nga problemet që kanë përcjellë këtë proces dhe ky vendim ka ardhur si rezultat për të shmangur keq menaxhimin. Ne jemi plotësisht të bindur që ky proces do të jetë më praktikë pasi që prindërit vetëm se i kanë hapur llogaritë dhe aplikimi nuk zgjatë më shumë se 10 minuta. Ky vendim u atakua menjëherë nga partitë opozitare ne kemi informata të bollshme se si ka shkuar proceset e librave viteve të kaluara. Opozita nuk la gjë pa thënë për këtë proces dhe krijoi një Komision Hetimor për te cilin kur pa që nuk ka asnjë gjetje filloi ta sabotojë atë vet. Ata po thonë që është një proces i vonuar, ndërkohë që harrojnë që prindërit tashmë e kanë këtë përvojë. Kemi gjetje të Komisionit Hetimor që sa herë ka pasur komunikim të duhur me DKA-në dhe shkollave dhe pastaj kur drejtoritë e shkollave kanë treguar problemet tek Ministria e Arsimit, problemi është zgjidhur brenda ditës”, theksoi Fejza.

Kurse, deputeti Armend Muja, ka thënë se ekziston një insistimi nga opozita që të gënjejë me shifrat e subvencionimit të teksteve shkollore, sipas tij, kjo gjë ka filluar të bëhet e frikshme.

“Ekziston një insistimi nga opozita që të gënjejë me shifrat e subvencionimit të teksteve shkollore, kjo ka filluar të bëhet paksa e frikshme, në rast se të dhënat merren zyrtarisht nga thesari dhe thuhet se të dhënat në vitin 2023 janë shpenzuar 5.7 milionë euro për tekstet shkollore cili është insistimi që vazhdimisht të gënjejnë që po shpenzohen 11 milionë apo 20 milionë euro për tekste shkollore. Vitin e kaluar janë shpenzuar 5.7 milionë e cila është më e ulëta deri më tani që është shpenzuar në Republikën e Kosovës. Dje Grupi Parlamentar i PDK-së në mënyrë të hapur gënjeu se po shpenzohen 20 milionë euro, kjo nuk është e vërtetë që do të shpenzohen aq për tekstet shkollore, në fakt në vitin 2023 janë tekstet vetëm për shkollimin fillor, kurse në këtë vit edhe për shkollimin fillor dhe për shkollimin e mesëm të ulët”, ka thënë Muja.

“Do të ketë 212 mijë nxënës që do të përfitojnë, parashihen 13 milionë euro për të mbuluar të gjitha shpenzimet për tekstet shkollore. Përpos kësaj shifre Ministria e Arsimit është duke kalkuluar edhe një shifër shtesë që quhet linja materiale për tekstet shkollore, që do të thotë çanta, fletore dhe lapsa. Është linjë që nuk ka ekzistuar më herët. Pretendimi për maltretim për tekstet sipas PDK-së dhe LDK-së, fakti që prindërit do të subvencionohen dhe do të shkojnë në librari me fëmijët e tyre kjo quhet maltretim. Të qenurit pranë fëmijëve para librarive metodologjikisht është e domosdoshme në bazë të gjitha studimeve të arsimit. Angazhimi i prindërve në mënyrë të vazhdueshme është obligim dhe rekomandim për arritshmërinë e nxënësve, kjo nuk duhet të ishte maltretim. Kjo është një argument i dobët dhe ofendim për prindërit”, shtoi Muja.

Të ngjashme