Analisti politik, Armend Muja, ka shpjeguar procedurat për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Sipas tij, nuk është diskrecionin e presidentit Hashim Thaçi që me vetiniciativë të caktojë mandatarin por duhet të presë propozimin nga partia fituese dhe më pastaj ta dekretojë atë.
Muja shkruan se nëse dështon mandatari i parë atëherë presidenti i drejtohet prapë partisë “relative fituese” për të caktuar mandatarin e dytë.
“Presidenti cakton mandatarin per formimin e Qeverise pas propozimit te partise politike qe ka fituar shumicen relative (Neni 84.14 KSht.R.K).Afati ligjor rrjedh vetem pas propozimit te partise fituese relative dhe dekretimit nga Presidenti (rasti PAN).Presidenti nuk ka diskrecion qe me vetiniciative te caktoj mandatarin (Gj.K 1 korrik 2014, Pika 68). Ne rast se mandatari i pare deshton, Presidenti i drejtohet prap partise fituese relative per te caktuar mandatarin e dyte (rasti i doreheqjes se Haradinajt dhe Letra e Presidentit drejtuar Kadri Veselit 1 gusht 2019)”.
(1) Presidenti cakton mandatarin ne konsultim me partine fituese – afati ligjor nuk rrjedh pa pranuar propozimin nga partia fituese. Kushtetuta eshte e heshtur ne afatet kohore se kur duhet te pranohet propozimi per mandatar.
(2) Presidenti cakton mandatarin e pare dhe te dyte ne konsultim me partine apo koalicionin fitues [relativ]. Kjo praktike eshte sqaruar qarte ne veprimet e Presidentit ne rastin PAN. Ne te dy rastet ai i drejtohet PAN per te caktuar mandatarin. Fillimisht, pranon propozimin me shkrim per Ramush Haradinaj. Pas doreheqjes se tij, ai i drejtohet prap Kadri Veseli per te caktuar mandatarin e dyte. Pra, Presidenti nuk i drejtohet VV si parti e dyte por PAN si fitues relativ ne zgjedhjet e vitit 2017″.
(3) Ne baze te interpretimit te Gjykates Kushtetuese te neneve 84.14 mbi kompetencat e Presidentit dhe 95.1-5 mbi Qeverine, Gjykata Kushtetuese ne Vendimin e dates 1 korrik 2014,pika 68 thekson ‘nuk eshte ne diskrecion te Presidentit qe me vetiniciative te propozoj kandidatin per Kryeminister”, ka shkruar Muja.