Muja: S’ka logjikë që Nisma të jetë në Qeveri, VV-ja dhe LDK-ja të dakordohen për presidentin

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse Nisma Socialdemokrate ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e Kuvendit, kjo parti duhet të qëndrojë në opozitë.

Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike, Armend Muja. Ai i tha Ekonomia Online se kjo parti nuk ka logjikë që të hyjë në Qeveri.

“Unë mendoj që këtë herë ka pas një mesazh që qeverisja duhet të jetë e rë dhe qëndrimi i sovranit së Kosovës ka qenë që do me shku me opozitën dhe ja ka dhanë mandatin opozitës. Në ketë rast une mendoj që Nisma duhet të tërheket nga procesi sepse nuk ka logjikë që të hyn në Qeveri, mirëpo unë mendoj që VV-ja dhe LDK-ja duhet ta ndërtojnë një ofertë të re dhe të mandatojnë dhe të inkuadrojnë votat e tjera nga komunitetet serbe dhe jo serbe , po jo partitë stablishmetit të kaluar”, ka thënë Muja.

“Partitë e stablishmetit të kaluar duhet të ulën dhe të reflektojnë mbi strategjinë e tyre dhe të reflektojnë qartë se ku kanë qenë shkeljet dhe ngecjet e tyre në proces dhe ti japin vetit kohë që të këndellen deri në procesin e ardhshëm elektoral. Unë do isha kundër që Nisma të ishte në qeveri këtë herë”, ka thënë ai.

Sistemi parlamentar në Kosovë është ndërtuar që asnjë parti politike të ketë komoditet të lartë në qeverisje, thotë Muja, teksa shton se dy partitë e mëdha të gjejnë dakordancë sa i përket edhe pozitës së Presidentit.

“Unë mendoj që do të ishtë funksionale, sistemi parlamentar i Kosovës është i ndërtuar në atë mënyrë që nuk lejon asnjë parti politike komoditet të lartë në qeverisje. Unë pres që edhe LDK-ja edhe VV-ja të kenë mos marrëveshje sa i përket pozitës së Presidentit e cila dikun në prill të vitit 2021 kalon mandati presidentit aktual dhe në mars Kosova duhet ta zgjedhë një president dhe një president për të zgjedhur kërkohet dy te tretat e votave në parlament kurse në raundin e tretë kërkohet shumica e thjeshtë dhe në këtë rast i bjen duhet të ketë 61 vota”.

“Aty mund të jetë mollë sherri ndërmjet koalicionit qeveritar. Unë pres që të ketë keqkuptime aty sepse pozita e presidentit është shumë e rëndësishme. Në bazë të Kushtetutës së Kosovës e bëjnë të vështirë edhe kalimin e ligjeve pa nënshkrimin e presidentit”, ka thënë Muja për EO.

Analisti politik, vlerëson lartë postin e presidentit, teksa shton se ky post ka autoritet sa për ta bllokuar qeverisjen.

Prandaj, Muja thotë se në këtë post duhet të vijë dikush që ka autoritet tek të gjitha partitë politike në vend.

“Marrëveshja ndërkombëtare duhet të ratifikohet nga presidenti. Presidenti në Kosovë ka aq shumë autoritet sa për ta bllokuar qeverisjen dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që aty të mendohet gjerë e gjatë dhe të ketë një President i cili mund të ketë një unitet dhe të përfaqësoj unitetin e partive të tjera”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/vetevendosje-nuk-e-do-nismen-e-as-akr-ne-ne-qeveri/

https://ekonomiaonline.com/politike/matoshi-thote-se-po-analizojne-rezultatet-e-zgjedhjeve-akr-ja-preferon-te-jete-ne-opozite/

Të ngjashme