Muja thotë se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë: Pa ne, 1 miliardë euro s’do të ishin në buxhet

Prishtinë | 12 Sht 2024 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se rrija ekonomike është “arma më e fortë” e kësaj qeverie, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur rritjen e përqindjes së buxhetit për Produktin e brendshëm bruto, që ka arritur në 26%. Ai ka thënë se pritet të rritet sivjet për 27%, ndërkaq vitin e kaluar ka qenë 22%.

“Po të mos ishim ne, e them me përgjegjësi të plotë që 1 miliardë euro në buxhetin e shtetit nuk do të ishin. Dhe rrjedhimisht i gjithë financimi i shtesave për fëmijë i gjithë financimi për ushtrinë do të mungonte. Pra kjo është origjina e financimit të programit qeveritar, nuk kemi pasur ne mundësi ndryshe me financua përpos administrimit të mirë politikës fiskale dhe formalizimit”, ka deklaruar Muja.

Ai ka përmendur edhe rritjen e pagës minimale, duke thënë se është dashur 10 vjet për t’u bërë një veprim i tillë.

Të ngjashme