Protesta e sotme në Pejë për ta kundërshtuar projektin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh kishte masive.
Lidhur me këtë, aktivisti i shoqërisë civile Veton Mujaj ka thënë se qytetarët e Pejës nuk po i besojnë kompanisë e cila do t’i ndërtojë hidrocentralet pas dështimit të saj në Deçan, ku shumë banorë atje u rrezikuan për të mbetur pa ujë të pijshëm, njofton Klan Kosova.
Në emisionin Info Magazine, ku po diskutohet për betejën e Lumbardhit, Mujaj tha se kompania e cila do t’i ndërtojë hidrocentralet akoma mendohet se është pa leje për funksionim nga Ministria e Mjedisit.
“Gjithçka që është më e keqja ka ndodhë në Deçan nga e njëjta kompani. Një kompani e tillë e cila ka bërë një shkatërrim në Deçan, nuk cilësohet e mirë. Opinioni në Pejë e ka marrë informatën e parë dhe kjo i ka shqetësuar banorët të cilët janë njohës të atij procesi që ka ndodhur në Deçan”.
“Ne si shoqëri civile iu kemi dalë në ndihmë qytetarëve për ta bërë zërin më të qartë. Protesta sot ishte masive, e stërmbushur me njerëz të cilët nuk ishin vetëm të Rugovës dhe të Pejës, por shumë ishin edhe nga Prishtina, të cilëve iu ka dhembur shpirti. Kjo gjë për ne është shqetësuese, prandaj kemi bërë thirrje për të mos e lejuar ndërtimin e hidrocentraleve”.
“Ne po tentojmë që gjithçka në nivel Kosove të jetë e saktësuar njëherë e përgjithmonë. Së pari, nuk po i besojmë kësaj kompanie që do t’i ndërtojë hidrocentralet, sepse e kemi parë çfarë po bën”.
“Përgjegjëse kryesor janë institucionet tona”.