Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian ka konfirmuar heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.

Mujanovic ka thënë se Parlmenti Evropian duhet të kërkojë llogari nga Komisioni Evropian dhe të kërkojë shkarkimin e të gjithë zyrtarëve të KE që kanë rekomanduar vendosjen e masave. 

Sipas tij, vendimi i BE ka qenë një prej gabimeve më të mëdha politike në 30 vitet e fundit.

“Masat e vendosura kundër Kosovës ishin një nga gabimet më të rënda të politikës së jashtme të BE-së gjatë tridhjetë viteve të fundit. PE duhet të kërkojë një llogari të plotë nga Komisioni dhe të kërkojë shkarkimin e të gjithë zyrtarëve të përfshirë në rekomandimin e një politike të tillë”, ka shkruar ai në “X”.

Të ngjashme