Mujka: Bedri Hamzën po e rrejnë, po ju dhemb ardhja e Bahtirit në VV

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Farku Mujka, ka reaguar pas komunikatës së PDK-së ku thuhej se dhjetëra aktivistë të të parës iu bashkuan të dytës.

Mujka i ka porositur zyrtarët e PDK-së në Mitrovicë që t’i tregojnë Bedri Hamzës se po e rrejnë. Sipas tij, të rinjtë që u prezantuan si aderime nga VV në PDK nuk i kanë takuar asnjëherë subjektit të tyre “përveç njërit, i cili është përjashtuar”.

“Unë e kuptoj se shumë ama bash shumë ju ka djeg kalimi i Agim Bahtirit në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ky veprim ka hapur plagë të madhe tek PDK. Por plaga nuk mbyllet duke hudhur mbeturina mbi të”, ka shkruar Mujka.

Postimi i plotë:

TREGOJINI Z. HAMZËS SE PO E GËNJEJNË (RREJNË)

Më së paku në botë kisha pasur dëshirë sot të jem në vend të z. Bedri Hamzës, kryetar i PDK, dega në Mitrovicë.

Nuk ka më keq se me të gënjy e me të mashtru, bashkëpunëtorët më të afërm. Ata të cilët ishte dashur me të informuar drejtë dhe me punë të sinqertë me kthyer kredibilitetin e subjektit të cilin e kanë humbur tashmë përgjithmonë.

Unë e kuptoj se shumë ama bash shumë ju ka djeg kalimi i Agim Bahtirit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ky veprim ka hapur plagë të madhe tek PDK. Por plaga nuk mbyllet duke hudhur mbeturina mbi të.

Për besë më dhimbsej z. Hamza kur e shihja sot me disa të rinj, nga të cilët vetëm njërin e njihja dhe që për hirë të së vërtetës ka qenë i përjashtuar vitin e kaluar nga Lëvizja, duke u krekosur për prurje të bujshme. Një mik i imi kishte shkruar sot se këto aderime në PDK janë në linjën e aderimit të shumëfishtë të Eliza Hoxhës në PDK.

Hala nuk kam ndëgju se ikin prej kampionit për te mbijetuesi??

Kalimi i Agim Bahtirit është ngjarje e vërtetë të cilën tashmë e din krejt Kosova.

“Kalimi” i dhjetëra aktivistëve të LVV në PDK është lajm krejtësisht i rrejshëm dhe i turpshëm por i zakonshëm kur dihet nga kush vjen. Tentim relativizimi i bujës së krijuar me aderimin e z. Bahtirit.

Këshilloj PDK të punoj sinqerisht, mos të mirret me intriga, mos të sajoj intriga, e ndoshta ndonjëherë edhe flet dikush për ta.

Nëse vazhdojnë kështu për ta do të lexohet vetëm në histori dhe atë në ato faqe ku përshkruhen fatkeqësitë që i kanë ndodhur Kosovës.

Më falni për këtë demant në orët e vona por për besë kemi shumë punë më të mençura për të bërë.

Qeveria KURTI po vjen!

Të ngjashme