Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, që është edhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë ka dalë hapur kundër ambasadorit amerikan, Richard Grenell, por jo vetëm tij por edhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Grenelli, Delli, Jacobsoni e besa as Trumpi nuk janë pronarë të SHBA-ve.
Ai thotë se SHBA-të dhe vlerat demokratike të tyre janë përfaqësuar edhe nga Willsoni, Kennedy, Bushët, Kllintonët.
Postimi i tij:
SERVILËT NUK I DO ASKUSH
Grenelli, Delli, Jacobsoni e besa as Trumpi nuk janë pronarë të SHBA – ve.
Serbia për 20 vite të tëra ka qenë në vazhdimësi në armiqësi me SHBA por me kokëfortësi ka mbrojtur projektin e saj kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi duke pritur një klimë më të përshtatshme për zbatimin e politikave të tyre. Falë forcimit të Rusisë me në krye Putinin dhe ndihmën e tyre në zgjedhjen e Trumpit president të SHBA – ve, e falë edhe financave të Sorosit u krijuan parakushtet ideale për ndarjen e sferave të interesit ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë.
Trumpi duke udhëhequr me mendësinë e një biznesmeni normalisht që shikon kah tregu më i madh ku në këtë rast është Serbia. Për të hyrë në Serbi normalisht që atyre duhet plotësuar disa dëshira e që në këtë rast është Kosova nëse jo krejtësisht atherë burimet kryesore ekonomike të saj.
Mos të harrojmë se në këtë projekt janë investuar rreth 500 mld$ e ku përfitues ka shumë politikanë, analistë, opinionist e biznismenë shqiptarë.
Në këtë projekt këmbë e krye janë futur edhe disa parti politike e që nuk po ju përmendi emrat por janë të ditur për opinionin e gjerë.
Ajo që e ka filluar akoma mundohet me e shty me të gjitha mjetet ndërsa njëra nga ato që e ka mirëmbajtur gjatë këtyre 12 viteve është para një udhëkryqi tepër të madh:
SHBA të nuk janë Trumpi, Grenelli, Delli dhe miqtë e tyre. Mos harroni SHBA – të dhe vlerat demokratike të tyre janë përfaqësuar edhe nga Willsoni, Kennedy, Bushët, Kllintonët.
SHBA-të dhe miqësia me amerikanë është shumë më e madhe se ajo nga që përfaqësohet për momentin.
E përhershmja duhet të jetë miqësia me SHBA e jo me oligarkët e tyre të mishëruar me matrapazët tonë vendorë.
Ne duhet ndërkohë të rifitojmë respektin e humbur në skenën ndërkombëtare duke luftuar krimin e ulur këmbëkryq në institucionet tona dhe ti bëjmë të qarta interesat tona kombëtare.
Serbisë duhet t’ia prishim komfortin që e ka ngritur duke folur vetëm për territor thuajse i kemi zgjedhur problemet tjera.
Jo jo. Atyre duhet çdo ditë të ju përmendim vrasjet, të zhdukurit, dhunimet, shkatërrimet, vjedhjet e pensioneve, kursimeve, artifakteve, dokumentacioneve….
Duhet të ju hapim fronte të reja dhe ti gjuajmë në defanzivë. Ata duhet të shenjëzohen si vrasës, dhunues e pushtues e jo ne të provojmë pafajësinë tonë.
Më vjen keq por nuk mundem pa thënë në fund. Ata që thirren në Grenellin nuk e bëjnë për patriotizëm apo padituria por pikërisht pse janë pjesë e pazarit. Fatkeqësisht politika e Grenellit është e tillë. Ambasadori Dell moti na ka thënë se në politikë nuk ka dashuri të përhershme por interesa momentale. Kush e ka ndëgju e ka kuptu. Ai ka qenë shembulli më i mirë.
Dikush mund të thotë që jam antiamerikan. Faktikisht jam shumë proamerikan por siq thotë Albini i atyre që përfaqësojnë linjën e Martin Luter Kingut e jo të Al Capone.