Mulaj: Aktivistët e LDK-së janë mobilizuar për ndryshimin e madh që i nevojitet Kosovës

| 03 Shk 2025 | 12:40 | Nga

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Besim Mulaj ka thënë se aktivistët e LDK-së janë mobilizuar në çdo fshat, duke punuar së bashku për ndryshimin e madh që i nevojitet Kosovës më 9 shkurt, raporton Ekonomia Online.

“Mbrëmë pata po ashtu kënaqësinë të vizitoj Oden e Muharrem Metaj në Shushicën e ulët, ku isha i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir F. Ferati dhe kryetari i nëndegës z.Xhevdet Metaj. Diskutuam me banorët për hallet dhe problemet e tyre, duke dëgjuar zërin e tyre të rëndësishëm”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se aktivistët e LDK-së janë mobilizuar në çdo fshat, dhe së bashku po punojmë për ndryshimin e madh që i nevojitet Kosovës më 9 shkurt.

“Pa besim s’ka ndryshim!  #LDK #istogu #LDK124 #NR79”, shkruan Mulaj.

Të ngjashme