Damir Mulaomeroviq e ka vlerësuar me notë maksimale përvojën te Z Mobile Prishtina dhe te përfaqësuesja e Kosovës.
Mulaomeroviq, dikur lojtar i njohur evropian, është trajner i Prishtinës dhe i Kosovës.
Ai ka udhëhequr Prishtinën drejt titullit dhe Kupës së Kosovës e po ashtu në fushatën më të suksesshme evropiane.
Mulaomeroviq po mendon të vazhdojë punën te Prishtina, që do të ishte rast i rrallë që një trajner i huaj të punojë më shumë se një edicion te një skuadër kosovare, shkruan Koha Ditore.
Prishtina të premten fitoi titullin e kampionit, duke mposhtur Rahovecin në serinë finale të plejofit me rezultatin 3:1.