Mulhaxha-Kollçaku: Situata për zgjedhjen e presidentit mbetet e paqartë

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se ende nuk ka një emër konsensual për president dhe se situata mbetet e paqartë, raporton Ekonomia Online.

Ajo, ka thënë se qytetarët e Kosovës tashmë e kanë të qartë kush e ka seriozisht dhe kush nuk po dëshiron zgjedhje.

“Tashmë i kemi institucionet, çka mbetet është të gjejmë një figurë konsensuale të pranueshme për të gjithë neve, unifikuese. Unë jam e bindur që këto subjekte, që gjithë këto vite janë thirrur si figura që ‘ne jemi akademikë’, ‘jemi institucionalistë’, dhe të mos gjendet një emër jashtë strukturave aktuale politike që ta preferojnë dhe të vijnë me atë emër në Kuvend, është e pabesueshme. Dhe besoj që qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë e kanë shumë të qartë kush e ka seriozisht, kush nuk do zgjedhje, edhe pse nuk i frikësohemi asnjë zgjedhjeje dhe gjithmonë jemi të gatshëm. Besoj që do të jetë një ditë e gjatë për të gjithë neve. Dhe shpresojmë… nuk kemi asnjë nënshkrim për asnjë kandidat. Sikur ta kishim, ne do ta publikonim. Nuk ka ende”, tha ajo.

Të ngjashme