Multimiliarderi i njohur amerikan, Bill Gates, ka dalë me një këshillë të çuditshme për të gjithë ata që me të ardhurat e tyre mezi ia dalin të mbijetojnë.
Gates, në një faqe me emrin e tij gatesnotes.com, ka këshilluar të gjithë ata që jetojnë me rreth dy dollarë në ditë që të fillojnë të mbajnë dhe të rrisin pula.
“Po të isha në gjendjen e tyre, kjo është ajo që do të bëja – do të rrisja pula”, thuhet në një shkrim të tij në këtë faqe.