Pak EKONOMI
Meqë është ba temë rritja ekonomike mbi 10% në këtë vit, do të mundohem sa më thjeshtë me sqarua pse politikanët kanë dëshirë me rrejt.
Rritja e Bruto Prodhimit të Vendit ka 3 metoda të llogaritjes:
Për thjeshtësi, nuk po ndalemi tek formulat për sëcilën metodë, e poashtu nuk po shtjelloj të tria metodat, por do të marr një shembull praktik për të ilustruar ndikimin e inflacionit në llogaritje sipas metodës së të hyrave.
Po supozojmë që një person fizik, një ndërmarrje, apo edhe vet shteti ka investuar mjetet e lira (paratë për shembull të trustit pensional) në tregun financiar. Le të themi ka blerë letra me vlerë 200 milionë € me interes prej 9%.
Sipas llogaritjes së të hyrave, rritja që pritet nga ky investim, është 9%. Mirëpo, inflacioni në po të njëjtin vit është 3.8%. Fuqia blerëse e parave të fituara nga ky investim është pra 3.8% më e vogël.
Rritja reale nga këto mjete të investuara nuk është 9%, por është 5.2%.
Nëse tash NE duam të vetëkënaqëmi me rritje ekonomike dy shifrore është tjetër temë. Pra kur çmimet rriten mbi 10% në produktet bazë, atëherë pak mund të flasim për rritje reale ekonomike.
Mund të flasim veç për një shkundje të ekonomisë, deri të caktohet një ekuilibër me inflacion nën 2%.
Sidoqoftë, ashtu siç nuk ia jep meritën qeverisë aktuale për rritje dyshifrore, nuk ia lë as fajin për rritjen e çmimeve.
Rritja e çmimeve vjen si rezultat i paketave stimuluese ekonomike kudo nëpër botë dhe si pasojë e ngadalësimit të transportit ndërkombëtar për shkak të pandemisë.
Pra politikanët sinqerisht kanë dëshirë me rrejt për me dalë të suksesshëm para popullit. Sepse e dinë që vota ndryshe nuk vjen.
Suksese më tutje në rritje pa gënjeshtra!