Mundësi 37-vjeçar nga Kuba, Mijain Lopez ka vazhduar karrierën e tij deri në vitin 2021, për shkak të shtyrjes së Lojërave Olimpike për vitin e ardhshëm.
Kështu ka raportuar të martën Olympic Channel.
Lopez vlerësohet prej mundësve më të mirë në histori. Ai ka tri medalje të arta olimpike në stilin greko-romak. Në “Pekini 2008”, “Londra 2012” dhe në “Rio 2016” fitoi të artën në kategorinë super të rëndë (deri 130 kilogramë).
Ka edhe tetë medalje botërore, duke përfshirë pesë të arta.
Lopez kishte planifikuar pensionimin nga sporti pas Lojërave Olimpike të këtij viti, por ka vendosur të garoj edhe një vit.
“Do të vazhdoj të garoj deri në Lojërat Olimpike, pra deri në verën e vitit 20121. Kam shtyrë pensionimin për një vit”, ka thënë Lopez.
Ai do të vazhdojë stërvitjet intensive me një synim të vetëm – të fitoj të artën në Tokio.
Tri të arta olimpike në mundje i ka edhe rusi Aleksandr Karelin. Ai kishte fituar në Seul në vitin 1988, në Barcelonë në vitin 1992 dhe në Atlanta në vitin 1996.
“Shtyrja është gjëja më e mirë që ka mundur të ndodhë për mua. Por për gjithë sportistët në botë shëndeti është në rend të parë, kështu që shtyrja është e mirë për të gjithë”, ka thënë Lopez.