PONDER është programi më i ri i UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me OJQ PEN dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Është program joformal i edukimit, i cili ka për qëllim përmirësimin e aftësive të mendimit kritik, duke u përqendruar në shkrim-leximin kritik medial.
Punëtoria PONDER treditore do t’ua mundësojë pjesëmarrësve të përmirësojnë aftësitë e mendimit kritik, shkrimit dhe leximit, të kuptuarit dhe sfidimin e informatave subjektive.
Përpos kësaj, pjesëmarrësit e punëtorisë PONDER do të kenë mundësi eksperimentale të punës praktike në media dhe institucione siç janë: TV stacionet, radio stacionet, portalet elektronike, gazetat etj. Një nga partnerët medialë është dhe Ekonomia Online.
Gara “Kritikët e Rinj” është një pjesë tjetër e bukur e programit PONDER, ku do të shpërblehen artikujt dhe/ose xhirimet më të mira të pjesëmarrësve të cilat paraprakisht do të publikohen në media.
Pse të angazhoheni në PONDER?
KUSH MUND TË APLIKOJ
Për më shumë informata kontaktoni përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrit të telefonit 044 362 506.