Mundësia e takimeve në Bruksel, Kryeziu: Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se diskutimet në Bruksel mundtë vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor.

Sipas Kryeziut, takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara, raporton rtv21.

“Tash e sa kohë çka duhet është zbatimi i Marrëveshjesh Bazike dhe aneksit të saj. Ky ka qenë angazhimi ynë në proces të dialogut që nga 27 shkurti e 18 marsi. Takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Për bindjen tonë, nënshkrimi i Marrëveshjes është garanti i pranimit përfundimtar dhe zbatimit të plot të saj. Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për ta nënshkruar atë nuk është asgjë më shumë se sa kërkese për respektim dhe zbatim të saj”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme