Mundo Deportivo: Ky do të jetë trajneri i ri i Milanit në vitin e ardhshëm

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Milani është në një gjendje jo të mirë rezultatesh që prej kohësh. 

Ndryshimet në klub nuk kanë qenë aspak efektive në këtë periudhë, andaj klubi ka synimin e një revolucioni të përgjithshëm që nga trajneri Pioli i cili pritet të largohet.

Sipas El Mundo Deportivo, trajneri i ri i Milanit pritet të jetë Marcelino García Toral, përcjell Gazeta Blic.

Ish tekniku i Valencia dhe Villareal është kontaktuar rreth 1 muaj e gjysëm më parë nga vetë Maldini i cili i ka paraqitur dhe projektin e klubit, ky vendim është marrë edhe nga Boban. Marcelino ka marrë shumë oferta në javët e fundit por që i ka refuzuar të gjitha për të respektuar akordin që ka gjetur tashmë me Milanin.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat zyrtar në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme