Temperaturat e larta deri në dyzet gradë celsius ditëve të fundit në Kosovë nuk i kanë bindur institucionet përgjegjëse që të bëjnë kufizimin e aktiviteteve punuese për shumë kompani, punëtorët e të cilave i janë ekspozuar drejtpërsëdrejti diellit.
E gjitha kjo për shkak të mungesës së një dispozite ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës, Inspektorati i Punës është organ kompetent për këtë çështje.
Sipas kreut të Inspektoratit të Kosovës, Basri Ibrahimi, ata nuk kanë kompetenca për t’ua ndalur punën kompanive.