Dëgjojeni organizmin tuaj: nëse papritmas ju shfaqet dëshira e madhe për ndonjë ushqim të caktuar, mbase është “sinjal” që ju mungon ndonjë mineral apo ndonjë përbërës tjetër nga ato ushqime.
Nëse ju shfaqet dëshira për ëmbëlsira, do të thotë që ju mungon energjia, jeni të pagjumë apo melankolikë.
Mirëpo kjo ende nuk do të thotë që do të duhej t’i “vërsuleni” sheqerit, sepse do t’ju ndihmojë vetëm përkohësisht.
Nëse përnjëherë ju shfaqet dëshira të hani mish, ndërkaq nuk jeni “mishngrënës” i pasionuar, organizmi me siguri ju dërgon sinjale që i mungon hekuri.
Mjekët thonë që kjo posaçërisht u ndodh femrave gjatë ciklit menstrual kur për shkak të gjakrrjedhjes humbet sasi e madhe e hekurit.
Ekspertët rekomandojnë që të dëgjoni organizmin dhe ta shpërbleni me një racion mishi, apo që të hani edhe artikuj të tjerë të ushqyeshëm, siç janë, për shembull, panxhari i kuq dhe hithra.
Nëse papritmas ndieni nevojë të shtuar për produkte të qumështit, do të mund të thuhet që ju mungon thartira yndyrore omega 3.
Provoni që këtë problem ta zgjidhni me djathë taze, me mish të freskët peshku apo me mish toni.