Ismet Kryeziu, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vonesa në riorganizimin dhe caktimin e qendrave të votimit, duke vlerësuar se procesi i sotëm është dashur të shtyhet.
Sipas tij, nuk ka kushte për mbajtjen e procesit në këto hapësira.
Kryeziu vlerësoi se votimi është dashur të shtyhet.
Ndërkaq, në qendrën e votimit në Leposaviq është raportuar për kushte të vështira duke u përballur me mungesën e ngrohjes dhe të ndriçimit.
Për t’i shkarkuar kryetarët, duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.